Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmë në orët e vona zonën e Malit Hebe, në Njësinë Administrative të Berdicës, në Shkodër.
Zjarri ka rrezikuar rreth 40 shtëpi, ndërsa është djegur nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre.
Fakti që flakët, për shkak të erës së fortë, po rrezikonin të dilnin jashtë kontrollit, në vendgjarje kanë shkuar të gjitha shërbimet e zjarrfikëseve dhe një numer i madh i forcave të policisë së bashku me drejtorin e policisë së qarkut shkruan Tch.
Gjithashtu, në vendgjarje ka shkuar dhe kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi, e cila në një prononcim për mediat është shprehur se shërbimi zjarrfikës me policinë kanë bërë një punë të madhe për vënien e situatës nën kontroll.
Pas rreth tre orëve, shërbimet e zjarrfikëse dhe të policisë, të ndihmuar dhe nga banorë të zonës, kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të