Google ADS

Shkodër, zbulohen dhe 9 raste të reja me COVID-19

09:01 | 4 Prill 2020
Arbresh.info

Shkodra po kthehet në një vatër të re ku përhapja e COVID-19 sa vjen e po rritet. 

Ora News konfirmon për 8 raste të reja me koronavirus, në 2 familjet e infektuara.

Nga 20 testet e kryera një ditë me parë nga shendeti publik, 9 rezultuan me Covid 19. Epidemiologët po gjurmojnë kontaktet e këtyre pacienteve. 6 janë anëtarë të familjes së pacientit nga Dobraci dhe 3 të gruas nga Kirasi.

Në këtë mënyrë në shkallë qarku në Shkodër numri i të infektuarve shkon në 33.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme