Të shtëna me armë janë raportuar në qytetin e Shkodrës këtë të premte( 30 gusht). Si pasojë ka mbetur i vrarë 36-vjeçari Elis Rroshkodoli. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, brenda ambienteve të një lokali në lagjen “Ahmet Haxhia”.
36-vjeçari ishte i kërkuar në Rumani për plagosje më thikë në vitin 2023. Nuk dihen ende më shumë detaje mbi ngjarjen, ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje.
Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit , 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.
Kush është Elis Rroshkodoli?
Viktima Elis Rroshkodol ishte me precedent penal të mëparshëm lidhur me disa vepra penale. Fillimisht në 2014 Elis Rroshkodoli është arrestuar me dhjetra persona të tjerë mes tyre edhe shqiptarë pasi akuzoheshin si grup i strukturuar kriminal sa i takon numrit të madh të vjedhjeve që kishin kryer në Belgjikë.
Më tej edhe në vitin 2023, mediat belge raportuan se një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga Policia rumune pasi ka plagosur rëndë pronarin e një klubi nate në Bukuresht të Rumanisë.
Më vonë u zbulua se bëhej fjalë për Elis Rroshkodolin, ai dyshohet se gjatë një konflikti me pronarin e një klubi nate ka nxjerrë thikën dhe e ka plagosur më tej ai është arratisur.
Mediat e huaja shkruajtën për arratinë e shqiptarit i cili u dyshua se mund të kishte udhëtuar ilegalisht drejt Stambollit, por këto mbetën informacioneve të pakonfirmuara nga Policia./rtsh/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...