Diana Vuka, rreth të 50-ve u gjet e pajetë orët e vona të kësaj të diele në shtëpinë ku banonte, në lagjen 3 heronjtë në Shkodër.
Burime paraprake për Klan News, raportojnë për një krim makabër. Viktima dyshohet se ishte vrarë nga vëllai i saj 3 ditë më parë.
Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet se është vëllai i saj, Fabian Vuka, i cili u arrestua nga policia.
Burime për Klan News thonë se mes palëve mësohet se kishte pasur konflikte herë pas here. Viktima jetonte mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, dhe kishte rreth një javë që ishte kthyer në vendlindje.
Të dhënat janë ende paraprake dhe pritet që më shumë detaje të kemi në vijim.
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?