Një grua 49 vjeçe, me inicialet F.M është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në një nga rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës, pranë rrethrrotullimit në lagjen “Rus”.
Nga informacionet e para dyshohet se 49-vjeçarja, që punonte si shitëse në një nga dyqanet pranë rrugës, është plagosur aksidentalisht.
Kjo, pasi dy përsona që po udhëtonin me motoçikletë kanë qëlluar në drejtim të një përsoni tjetër, që lëvizte në këmbë dhe plumbat nuk kanë goditur shënjestrën por gabimisht shitësen e dyqanit.
E plagosura është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën kontrollin e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/ Top Channel
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës