Policia e Shtetit ka sekuestruar gati 700 mijë euro gjatë një kontrolli që iu bë veturës së një shtetasi shqiptar derisa i njëjti po hynte në Shqipëri nga Mali i Zi.
Me këtë rast është arrestuar i dyshuari L.N. 51 vjeçar, i cili paratë i kishte fshehur në dyert e modifikuara të automjetit që drejtonte, tip “Benz”, me qëllim futjen e tyre ilegalisht në Shqipëri.
Veç parave, në këtë aksion janë sekuestruar edhe 2 celularë.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar ‘Burimi’. Gjatë operacionit, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua shtetasi L. N., 51 vjeç, banues në Fushë Milot”.
“Nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme, 680 595 euro, të cilat ky shtetas synonte t’i fuste ilegalisht në Shqipëri. Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave”, ka thënë Policia e Shtetit.
Policia ka thënë se dyshohet se paratë rrjedhin nga krimi.
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë