Rreth 300 milion lekë të vjetra do të investonte 3 vite me parë, qeveria shqiptare në bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës, për rikonstruksionin e ish konviktit të shkollës pyjore i cili do të kthehej në banesa sociale për personat me statusin e jetimit dhe familjet të cilët kanë humbur kryefamiljarin.
Gjatë gjithë këtyre viteve ata janë detyruar të jetojnë në konvikte apo godina të tjera në kushte të vështira ndërsa procesi i strehimit ka nisur vetëm një muaj më parë.
Gentian Hyseni është me statusin e jetimit dhe të pastrehët por pavarësisht se ka aplikuar për banesen sociale, deri më sot nuk e ka përfituar. Prej muajsh, së bashku me familjen e tij, ai nuk ka një strehe.
Strehimi i personave në nevojë është një problem i madh në Shkodër. Disa familje të cilat për shkak të fatkeqësive natyrore apo projekteve të bashkisë, kanë mbetur të pastreha, janë vendosur në godinën e konviktit të shkollës “Arben Broci”./TCH/
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...