Prurjet e mëdha në lumenjtë Drin e Bunë si pasojë e reshjeve intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Shkodrës.
Kryebashkiakja Voltana Ademi kërkoi më herët ndihmën e ushtrisë pasi rruga e fshatit Obot është bërë e pakalueshme dhe banorët janë izoluar.
Pas apelit të krye bashkiakes, në zonë janë parë edhe mjetet e para të Forcave të Armatosura.
Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 m ndërsa rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm si dhe janë përmbytur 30 ha tokë, shkruan ora news.
Në fshatin Shirq, në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan, uji ka përmbytur 489 ha tokë.
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto