Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Kryebushat-Vau i Dejës, në fshatin Stajkë.
Një kamion me targë “AA 935 LO”, i drejtuar nga shtetasi Anton Aliaj është përplasur me një “Skoda”, duke plagosur rëndë drejtuesin e këtij mjeti.
Shtetasi në fjalë, i identifikuar si Edmond Lisi, i moshës 47 vjeç është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, forcat e policisë në vendin e ngjarjes kanë bërë shoqërimin e 30-vjeçarit Aliaj, i cili do t’i nënshtrohet arrestimit nën akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...