Është gjendur trupi i pajetë të File Kodrës, 80-vjeçarja e cila ishte larguar prej ditësh nga shtëpia, që prej datës 29 dhjetor të vitit që lamë pas.
Sipas policisë, 80-vjeçarja, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor është gjendur ditën e sotme e mbytur, në breg të liqenit të Shkodrës.
Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, thuhet më tej në njoftimin e policisë.
E bija e File Kodrës, e cila jeton në një fshat të Shkodrës, kërkoi ndihmë përmes emisionit “Shqipëria Live” dy ditë më parë, për gjetjen e nënës së saj.
“Nëna imë doli të martën në orën 2, kam pritur 24 orë për të bërë kallëzimin në polici. Shkova dhe i thashë që më ka humbur nëna. ”.- tha vajza e File Kodrës.
Sipas Lule Kodrës, nëna nuk ka pasur probleme me shëndetin mendor, ajo ishte nisur për te vajza tjetër dhe për të nuk ishte hera e parë. Megjithatë thotë se ajo ka humbur edhe verën e kaluar por u kthye vetë në shtëpi.
Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:50, në fshatin Dobraç, Shkodër, në breg të liqenit të Shkodrës është gjetur e mbytur shtetasja F. K., 80 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, Shkodër, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kjo shtetase ishte larguar nga banesa që më datë 29.12.2020.
Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./TCH
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...