Prej 3 javësh, hidrocentralet mbi Lumin Drin kanë bërë shkarkime të konsiderueshme dhe e gjithë sasia e ujit ka përfunduar në Lumin Buna, lumë që ka përmbytur pjesën e Nënshkodrës.
Sot shkarkimet kanë rënë ndjeshëm dhe kjo është ndjerë edhe në Nënshkodër, ku niveli i ujit ka nisur të bjerë.
Uji ka nisur të terhiqet me 20 cm nga zonat e përmbytura. Gjithashtu, tërheqja e ujit ka nisur edhe në zonat periferike të qytetit, ashtu edhe në zonen e pedonales pranë Urës së Bunës, ku një ditë më parë kishte prezencë uji.
Ndryshe nga disa ditë më parë, disa zona si rruga e Dajçit apo Velipoja, mund të kalohen edhe me automjete.
Po ashtu, kanë mbërritur edhe ndihmat e para nga jashtë vendit për zonat e përmbytura: 500 pako me ushqime dhe 18.5 ton koncentrat nga qeveria turke.
Përmbytja e deritanishne në Nënshkodër e qytetin e Shkodrës izoloi nga uji 500 shtëpi, përmbyti rreth 50 banesa e mbi 5 mijë ha tokë./Top Channel
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...