Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Shkodrës.
60 vjeçari Mehdi është gjetur pa shenja jete në punishten e tij në lagjen “Tophanë” të Shkodrës, aty ku ai bënte riparime bravash të automjeteve.
Hetimet paraprake nxorën se vdekja ishte për shkaqe natyrale, por ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se vdekja ka ardhur si shkak i dhunës së ushtruar ndaj tij.
Ai u gjet me një vrimë në kokë dhe pas autopsisë u zbulua edhe një plumb brenda saj.
Ishin familjarët e tij qe kane gjetur 60 vjeçarin te pa jete ne punishten e tij dhe kane njoftuar policine e cila ka bere edhe transportimin e trupit me ane te ambulances ne spitalin e Shkodres.
Mehdi Kavaja kishte vite qe kishte punishten ne lagjen Tophane ku kishte edhe shtepine por nuk kishte konflikte me askend. Ende nuk ka nje piste rreth shkaqeve te kesaj ngjarje.
Policia e Shkodres ka nisur hetimin.
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi