Google ADS

Shkodër, furgoni përplas motorin, i lënduari niset për në Spitalin e Traumës

14:13 | 7 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:30 të ditës së mërkurë në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Si pasojë e përplasjes së një furgoni me një motor, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Shtetasi i plagosur është 46 vjeçari me iniciale K.S, banues në Shkodër, ndërsa drejtuesi i furgonit, shtetasi S.H, 52 vjeç banues në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe është shoqëruar nga forcat blu për të dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme