2358 persona kanë aplikuar për pagën e luftës në Shkodër, ku pjesa më e madhe vijnë nga bizneset e mëdha. Drejtuesja e Zyrës së Punës thotë se gjysma e kërkesave është shqyrtuar, ndërsa ata janë në pritje të udhëzimeve për paketën e dytë mbështetëse.
Goditja e pandemisë së koronavirusit ka qenë e fortë në ekonomi.
Në Shkodër, biznesi i madh e ka ndjerë më shumë.
Plot 2358 persona kanë aplikuar për pagën e luftës, ndërsa janë shqyrtuar 1050 dosje.
Rozafa Zmijani, Drejtore Zyra e Punës: Kryesisht shumica kanë ardhur në fund të marsit dhe vazhdojnë të vijnë edhe tani në prill. Shumica kanë qenë subjekte të mëdha, që nuk përfituan nga masa e parë.
Qeveria miratoi pak ditë më parë paketën e dytë mbështetesh që përfshin një kategori më të gjerë përfituesish.
Zyrat e punës dhe tatimet janë ende në pritje të udhëzimeve për të sqaruar aplikantët e shumtë
Rozafa Zmijani, Drejtore Zyra e Punës: Unë uroj që të jetë më i mirë i mundshmi për punëtorët e larguar apo të pezulluar.
Prej ditësh, qytetarë të mbetur të papunë për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit janë ankuar për mbështetjen.
Disa kategori madje kanë protestuar për mos përfshirjen në listën e përfituesve të mbështetjes së qeverisë./oranews
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor