Më një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Ora News, ka qenë shkencëtarja shqiptare në Britani Detina Zalli, ku ka folur më gjatë për pandeminë e koronavirusit.
Ajo shprehet se pas pandemisë së koronavirusi njerëzit do kenë imunitet më të fortë dhe do jenë më të vetëdijshëm për situatën. Do të pastrojnë më shpesh objektet e tyre në shtëpi dhe do dinë rëndësinë e higjenës së tyre personale.
Detina na tregon si të bëjmë kujdes edhe nga produktet që blejmë nëpër supermarkete dhe të parandalojmë infektimin nga koronavirusi.
“Sipas studimeve shkencore koronavirusi mund të qëndrojë në sipërfaqe të ndryshme si për shembull çeliku deri në tre ditë, por mund të qëndrojë edhe në plastikë deri në tre ditë, që kështu është e rëndësishme që njerëzit pas pazarit të lajnë menjëherë duart, të pastrojnë ambalazhet e gjërave që marrin, shprehet shkencëtarja.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...