Eksportet shqiptare drejt Kinës thuajse u dyfishuan gjatë muajit janar të këtij viti, krahasuar me janarin e vitit 2016.
Sipas statistikave të publikuara një ditë më parë nga Instituti i Statistikave, (INSTAT) gjatë muajit janar 2017 eksportet arritën në vlerën e 601 milionë lekëve, ndërsa në janar të 2016-s vlera e eksporteve ishte 363 milionë lekë.
Ndërsa importet, bëhet e ditur nga statistikat, llogariten 3.361 milionë lekë me një ulje të leht]ë krahasuar me janarin e vitit 2016 kur u importuan 3.421 milionë lekë mallra.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave 7.1 % e vëllimit tregtar në vitin 2016 u krye me Kinën. INSTAT bën të ditur gjithashtu se në 2016-ën importet nga Kina u rritën 8.8 % krahasuar me 2015-ën.
Në vlerë importet në vitin 2016 arritën në 50.652 milionë lekë, nga 46.567 milionë lekë që rezultonin në 2015-ën. Ndërsa sa i përket ekporteve në vlerë, ato llogariten 7.452 milionë lekë në 2016-ën, nga 6.570 që ishin një vit më parë.
Referuar strukturës së mallrave nga Kina importohen makineri, pajisje, pjesë këmbimi, materiale ndërtimi, metale, si dhe tekstile dhe këpucë. Ndërsa eksportohen kryesisht minerale.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...