Lajmi se djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha i është hequr patenta ka qarkulluar sot në media të ndryshme.
Sipas tyre, mbrëmjen e djeshme Shkëlzen Berisha po lëvizte me shpejtësi 128 km/h me një makinë tip Benz S320 në aksin Tiranë – Elbasan dhe është ndaluar nga policia rrugore në afërsi të qendrës tregtare “TEG”.
Për shkeljen e rregullave të qarkullimit atij i është hequr patenta. Lajmi shoqërohej edhe nga fakti se në momentin e ndalimit Shkëlzen Berisha ka kundërshtuar heqjen e patentës nga efektivi i policisë.
Ky fakt ka sjellë mesa duket edhe reagimin e tij në Facebook. Ai kërkon ndjesë për shkeljen e rregullave por nga ana tjetër deklaron se nuk i ka kundërshtuar policët dhe se kjo është një shpifje e sponsorizuar.
”Te dashur miq se pari me duhet ta nis me nje ndjese per kalimin e shpejtesise se lejuar sepse ajo kercenon jeten e te gjitheve. Se dyti, ne lidhje me nje shpifje te shperndare sot nga media prane qeverise deshiroj te sqaroj se per asnje moment dhe ne asnje rrethane, asnje procedure ligjore apo punonjes i rendit nuk eshte kundershtuar nga une gjate ushtrimit te detyres.Dokumenti i kerkuar ne zbatim te ligjit eshte dorezuar po ne zbatim te ligjit, pa asnje lloj debati, kundershtimi apo refuzimi. Nese do ishte ndryshe sot ne vend te shpifjeve te mediave prane qeverise do duhej te kishim nje padi nga ana e policise per kundershtim te saj gjate ushtrimit te detyres. Por ne vend te akuzes kemi shpifjen, sepse e para kerkon prova ndersa e dyta vetem leket e atyre qe e sponsorizojne”, shkruan Shkëlzen Berisha. /Opinion.al
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës