Shkëlzen Berisha i kthen përgjigjet akuzave të Ballës për godinën 1.8 milion euro, “tualeti i partisë të përgatitet në gjyq për shpifje”
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni, reagon pas disa postimeve të deputetit të PS-së Taulant Balla, që hedhin dyshime mbi mënyrën se si ai ka arritur të marrë një kredi prej 1.8 milion euro, për të blerë një godinë afër qendrës së Tiranës.
Shkëlzen Berisha thotë se akuzat e Ballës nuk janë asgjë e re, pasi këtë “zbulim” e ka bërë edhe një vit më parë, ndaj dhe i kthen të njëjtën përgjigje.
Teksa e paralajmëron se do ta padisë për shpifje, Shkëlzen Berisha thotë se “është kredi e marrë nga një bankë serioze ndërkombëtare brenda të gjitha rregullave dhe ligjeve, e deklaruar, e noterizuar me dokumentacion të depozituar pranë ayre institucioneve nga ku dhe ti i ke vjedhur”.
Reagimi i plotë i Shkëlzen Berishës:
Sot Tualeti i Rames eshte bllokuar serisht (normale pas nje perdorimi te palodhur shume vjecar) dhe ka “zbuluar” per se dyti ate qe kishte zbuluar se pari, qe para 1 viti. Duke qene se zbulimi i pare nga i dyti, ndryshon aq sa ndryshon tualeti dje me tualetin sot po ripostoj pergjigjen qe i kam kthyer me dt 19 qershor 2019.
19 Qershor 2019
“Tualeti kerkon te dije ku i kam gjetur parate per te blere nje prone? Sic e thote dhe dokumenti qe ke “vjedhur” nga hipoteka cdo qindarke eshte marre ne banke Tualet. Jo ne bankat e rregjistruara offshore ku merrte rrogen bashkeshortja e perdoruesit tend, as ne “bankat” qe financojne blerjen e votave, as ne xhepat e trafikanteve te droges me te cilet ti udheton me shume se me gruan tende dhe as nga taksat e publikut ku ata fusin duart duke pervetesuar miliona euro sapo kthehen nga muaji i mjaltit me ty. Eshte kredi e marre nga nje banke serioze nderkombetare brenda te gjitha rregullave dhe ligjeve, e deklaruar, e noterizuar me dokumentacion te depozituar prane ayre institucioneve nga ku dhe ti i ke vjedhur”.
“Tani qe e more pergjigjen Tualet do ishte mire te pergjigjeshe nese mbi 30 udhetime qe ke kryer me trafikantin e droges Edmond Bego, jane sponsorizuar nga xhepi yt, nga xhepi i trafikantit apo nga 6 milione eurot qe OSHEE i fali ne kundershtim me cdo ligj pas udhetimeve qe bente me ty. A ke ndonje ide Tualet perse punonjesit e OSHEE do rrezikonin burgun duke shkelur ligjin per mikun tend te shtepise ? Ke ndonje ide Tualet perse prokuroria nuk e heton kete ceshtje ? Mendohu Tualet mendohu, se numerimi mbrapsht ka filluar dhe shume shpejt pergjigjet nuk do te jene fakultative por me detyrim”.
P.S
Per komentet e tjera shtese ndaj tualetit te partise do pergatitet padia e radhes per shpifje./noa/
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...