Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Berisha ka zgjedhur të jetojë në mesin e miliarderëve shqiptarë. Një pjesë e madhe e tyre kanë zgjedhur të jetojnë bashkë në një kompleks shumë ekskluziv vilash të cilat aktualisht janë në treg me një çmim përallor prej 570 mijë euro më e ulëta deri në 1.7 milionë euro.
Këto janë çmimet në tregun aktual të agjensive imobiliare në Tiranë, të paktën të atyre që kanë afishuar çmimin e vilave që janë nxjerrë në shitje.
Ndërkohë që pjesa më e madhe për shkak të çmimit dhe informacionit shumë të rezervuar shpallen në shitje por sërish qëndrojnë ekskluzive. Këto janë pamjet nga ajri të kompleksit Luksoz ku Shkëlzen Berisha ka zgjedhur të jetojë së fundmi. Ndërsa kjo është një pjesë dokumenti ligjor që Shkëlzeni ka dorëzuar vetë në gjykatë dhe ku tregon adresën në të cilën jeton. Në këtë kompleks edhe banesat me qera kanë një çmim vërtetë ekskluziv.
Në shpalljet e agjensive imobiliare ne gjetëm një që ishte në treg për 15 mijë euro në muaj. Shifra këto vërtetë shumë të larta për dikë që nuk hyn në rreshtin e miliarderëve dhe milionerëve të Shqipërisë. Në mesin e tyre është edhe djali i ish kryeministrit. Shkëlzen Berisha në një nga deklarimet e tij të pasurisë deklaronte të ardhura nga puna si sekser ndërsa së fundmi ka shpenzuar disa milionë euro nëpërmjet një rrjeti kredish për të blerë një impiant mijëra hektarësh pranë gërdecit ku prej kohësh ai ka një fabrikë të trajtimit të boronicave./ Top Channel/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?