Djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar pas akuzave të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla me të cilin është proces gjyqësor për çështjen CEZ.
Balla u shpreh se gojët e liga thonë se Shkëlzen Berisha nuk udhëton dot në SHBA, por djali i ish kryeministrit e mohon dhe thotë se në SHBA udhëton si njeri i lirë dhe nuk shoqërohet nga trafikantët e drogës.
Reagimi i plotë:
Tualet! Unë në SHBA dhe BE pavarësisht gojëve te liga qe ulen mbi ty, udhëtoj si njeri i lire, i pa shoqëruar nga trafikante droge te cilët me pas shpërblehen me miliona euro nga taksat e shqiptareve.
Por meqë vendose te hapesh kapakun bën mire te na shpjegosh nëse trafikantet e drogës, te kane dhënë thjesht shoqërinë e mire apo te kane paguar biletat, hotelet, udhëtimet, veshjet e shume shije te tjera qe ndani bashke.
Ben mire te na shpjegosh nëse te kane sponsorizuar me paratë e drogës apo me paratë e tenderave qe kane fituar pas kthimit nga udhëtimet e me ty.
Beje me mire ti, para se ta bëjnë specialistet e OSHE kur t’u duhet te shpjegojnë kush i ka urdhëruar për te shpallur fitues te miliona eurove ne kundërshtim me ligjin, miqtë e shtëpisë tende. Beje me mire vete. Beje se te ndihmon te shpëlahesh!
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...