Mesditën e sotme një shtetas nga fshati Berishë në Tropojë ka mbetur i plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine.
I plagosuri është identifikuar si Azgan Doçi.
Ai ndodhet në gjendje të rëndë, pasi nga shpërthimi i i minës ka marrë dëmtime në trup. Gazetari jonë raporton se ka dëmtuar të dyja këmbët dhe krahun.
Momentalisht ndodhet në sallë të operacionit në spitalin rajonal dhe kërkohet të transportohet me helikopter për mjekim në Tiranë.
Rreth orës 16:40, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se helikopteri i FA është nisur drejt Tropojës për transportimin e të plagosurit.
Dyshohet se Azgan Doçi ka shkelur mbi minat e lëna nga lufta e Kosovës, edhe pse zona është kontrolluar disa herë për çminim./Express
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...