Barnat për pacientët shqiptarë shiten në shkelje të ligjit të barnave dhe shërbimit farmaceutik . Në ligjin e ri të barnave i cili u miratua në vitin 2014 përcaktohet madje duke nënvizuar se barnat duhet të bashkëshoqërohen me fletë-udhëzues për pacientin dhe detyrimisht kjo duhet të jetë në gjuhen shqipe përveçse në gjuhë të tjera ku tregtohet bari.
Por që prej 5 vitesh askush nuk i ka kontrolluar dhe penalizuar kompanitë të cilët tregtojnë barna me fletë shoqëruese në gjuhën indiane, turke, sllave dhe në rastin më të mirë në gjuhën angleze apo italiane dhe vetëm në shqip të cilën e kanë të detyrueshme nuk e zbatojnë.
“Top Channel” i kujtoi institucioneve zbatimin e ligjit në tetor të vitit 2018 duke treguar edhe barnat të cilat nuk e kanë fletë udhëzuesin në shqip. Por prej 4 muajsh tanimë kanë nisur takimet me përfaqësitë farmaceutike për t’i detyruar që barnat që tregtohen në tregun farmaceutik shqiptar të kenë fletë udhëzuesin në gjuhën shqipe.
Nga ana e tyre përfaqësitë farmaceutike kërkojnë 18 muaj kohë pasi kjo rrit koston për kompanitë farmaceutike dhe sipas tyre u duhet kohë kompanive për të vendosur fletën shoqëruese të përkthyer brenda ose jashtë paketimit. Pasi për disa barna për të cilat nuk ka shume konsum përfaqësitë kërkojnë që ta vendosin jashtë paketimit përkthimin në gjuhen shqipe.
Por edhe pse janë në shkelje të ligjit kompanitë farmaceutike ushtrojnë presion ndaj ministrisë së kjo kërkesë e shtuar mund t’i detyrojë kompanitë të tërheqin barnat nga tregu farmaceutik shqiptar pasi është një treg i vogël./TCh/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...