Shkel Kushtetutën dhe krijon institucione paralele, Meta kthen pas ligjin për bashkëqeverisjen

12:53 | 30 Nëntor 2021
A. B.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Bashkëqeverisjen”. Sipas presidentit ky ligj që u miratua në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës:

Shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor.

Krijon institucione paralele dhe mbivendosje kompetencash ndermjet tyre duke shkelur sigurinë jurudike;

Centralizon më shumë pushtet tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri;

Bie ndesh me Jurisprudencen e Gjykates Kushtetuese;

Bie ndesh me parimet e funksionimit te administrates shteterore te saksionuara ne Kode dhe Ligje te tjera.

Ligji për bashkëqeverisjen u kontestua dhe nga opozita, pasi sipas tyre kjo legjitimon zvarritjen e qytetarëve nëpër institucionet shtetërore.

Ndërkohë që sipas qeverisë, Agjensia e Bashkëqeverisjes, është një mundësi më shumë në dorën e qytetarëve, për të kërkuar llogari në lidhje me shqetësimet e tyre.

Të ngjashme