Një rrjet i kultivimit të marijuanës në banesa të improvizuara të përbërë kryesisht nga shqiptarë është shkatërruar nga bashkëpunimi mes policisë shqiptare, spanjolle dhe gjermane.
Operacioni i koduar “Dobra” çoi në arrestimin e 107 personave.
Po ashtu gjatë kontrolleve në 51 ferma u sekuestrua 1 ton marijuanë e përpunuar dhe 25 mijë bimë marijuane. Detajet për operacionin u bënë të ditura nga policia spanjolle, në një konferencë ku mori pjesë dhe Drejtori i Policisë së Shtetit në Shqipëri.
Klani shqiptar i drogës që zhvillonte aktivitetin e tij në Spanjë hetohej prej 1 viti. Rrjeti përbëhej edhe nga profesionistë nga sektorët e pasurive të paluajtshme dhe të energjisë elektrike, që e ndihmonin organizatën kriminale me logjistikën dhe infrastrukturën e nevojshme për kultivimin e marijuanës.
Pas kultivimit ajo shpërndahej në disa vende të Europës, ku vlera e drogës shumëfishohej me pesë. Në operacion morën pjesë 400 agjentë policie, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar dhe 70 mijë euro kesh, një revolver, një armë gjahu, një bllokues frekuencash dhe tre automjete./tvklan/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe