Shkatërrohet grupi i hajdutëve shqiptarë, 4 vetë në pranga

23:27 | 15 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Katër shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për vjedhje. Ata e ushtronin aktivitetin e tyre në Cittadella.

Në javët e fundit ishin kryer gjashtë grabitje në krahinat e Venecias, Vicenza, Rimini dhe Forlì.

Prokurori Benedetto Roberti urdhëroi arrestimin e pesë personave: Bajram Kabili, Can Hasani, Alfred Vathaj, Manjola Prela, ndërsa një i pestë arriti të shpëtojë dhe është ende në kërkim.

Can Hasani, konsiderohet si “truri” i grupit dhe organizatori i vjedhjes, katalizator te të gjithë bashkatdhetarët e rinj. Ishte ai që bënte ndarjen e të hollave sipas përqindjeve të ndryshme, ndërsa ai merrte “fetën e madhe”, ndërsa për trasnferimin e parave përdoreshin rrjete të njohura transfertash.

Tre të parat janë arrestuar në Cittadella,  ndërsa e katërta në Cesenatico. Hetimet ndaj bandës nisën në muajin shkurt, kur tre prej të arrestuarve bastisën disa banesa në Cittadellese dhe Bassanese.

Anëtarët e bandës zhvendoseshin vazhdimisht si në vendpushime në Veneto dhe Emilia Romagna për të vazhduar sulmet e tyre./BalkanWeb/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme