Shkatërrohet baza e përpunimit të drogave të forta në Durrës

09:40 | 5 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Goditet një bazë e përpunimit të drogave të forta në Durrës, ndërsa në pranga ranë 2 persona.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Baza” u sekuestruan 408 gramë heroinë dhe një sasi e vogël kokaine.

Në pranga ranë shtetasit me inicialet K. Xh., 32 vjeç dhe E. V., 33 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të dy banues në Durrës. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marë me qira një banesë në lagjen nr.8, Durrës dhe e kishin përshtatur atë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që kishin përshtatur banesën e marrë me qira si bazë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë.

Sekuestrohen 408 gramë lëndë narkotike heroinë, 11.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi vlere monetare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat e Seksionit për Narkotikët në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kapjen e personave që disponojnë armë zjarri, si dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara nga Komisariati i Policisë Durrës, kanë mirorganizuar punën dhe si rezultat kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Baza”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. Xh., 32 vjeç dhe E. V., 33 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të dy banues në Durrës. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marë me qira një banesë në lagjen nr.8, Durrës dhe e kishin përshtatur atë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip “Beretta”, municion luftarak, 2 peshore elektronike, një sasi prej 73.940 lekësh të rinj dhe 49 euro vlerë monetare e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, 408 gramë lëndë narkotike heroinë dhe 11.5 gramëlëndë narkotike kokainë, të cilën këta shtetas e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje në qytetin e Durrësit.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./bw/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme