Google ADS

Shkatërrohet banda italo-shqiptare, sekuestrohen 187 kg kokainë

13:44 | 15 Nëntor 2022
E.H

Autoritetet italiane në Savona të Italisë kanë shkatërruar një bandë italo-shqiptare që merrej me trafikuan e drogës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, banda përbëhej nga anëtarë të moshave nga 42 deri në 60 vjeç.

Në pranga ranë tre persona, të cilët akuzohen gjithashtu se kanë tentuar që të nxjerrin 187 kilogramë kokainë në një kontejner në portin e Vado Ligure-s.

Operacioni, i cili u zhvillua ditën e sotme, ishte pjesë e një hetimi kompleks i policisë i shtrirë përgjatë viteve 2020 dhe 2021, ku më herët janë vënë në pranga 5 persona dhe sekuestrimin e një sasie lënde narkotike.

Sipas asaj që raportojnë mediat, gjatë hetimeve janë verifikuar rastet e trafikut të 18 kilogramëve hashash dhe gjysmë kilogrami kokainë.

Aktiviteti i paligjshëm do të kishte sjellë në total 5 milionë Euro fitime./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme