Një bandë shqiptarësh e specializuar në vjedhje, qe vepronte në Avellino-s në Italisë është shkatërruar nga policia.
Në disa prej lagjeve të qytetit italian, qytetarët vazhdimisht raportonin për vjedhje që kryheshin, kryesisht gjatë kohës që ata nuk ndodheshin në shtëpitë e tyre.
Duke marrë shkas nga denoncimet e shumta, autoritetet italiane arritën te banda shqiptare.
Dy prej tyre kanë përfunduar në pranga, ndërsa i treti ka mundur të arratiset. Pjesë e bandës së shqiptarëve ishte dhe një serb.
Pas hetimeve më të thelluara të bëra nga policia italiane, doli se ata ishin autorët e një numri të madh grabitjesh të bëra në Avellino dhe rrethinat e saj muajt e fundit.
“Modus Operandi”
Hetimet kanë zbuluar edhe teknikat që përdorte grupi.
Pasi vidhnin banesat nëpër fshatra, njëri prej tyre rrinte në rrugën kryesore me makinë.
Pjesën e rrugëve dytësore ata e bënin në këmbë gjatë natës kryesisht për të mos rënë në sy, dhe më pas takoheshin me personin që i priste me makinë për tu larguar.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë