Policia greke ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës, që dyshohet se drejtohej nga një 38-vjeçar shqiptar. Mediat greke raportojnë se operacioni u bë në Athinë, ndërsa në pranga ranë 5 persona, 4 grekë dhe 1 shqiptar.
‘Kathimerini’ shkruan se grupi merrej me trafik kanabisi, ndërsa fitimet thuhet se arrinte në 110.000 euro. Policia sekuestroi 33,4 kilogramë kanabis, 126,6 gr kokainë, një shumë parash prej 7.200 eurosh, 23 dollarë amerikanë, 3 peshore elektronike, një automjet, një motoçikletë si dhe 12 telefona celularë.
Aktualisht policia po heton rreth dokumentimit të plot të ngjarjes si dhe hetimeve nëse ka apo jo persona të tjerë të implikuar në grupin e trafikut./lapsi.al
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...