Google ADS

Shkarkohet shefi i Komisariatit Shkodër

23:05 | 1 Prill 2019
Arbresh.info

Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati i cili u zëvendësua nga Niko Brahimaj, ditën e sotme është liruar nga detyra edhe shefi i Komisariatit të Shkodrës Vasil Cela.

Mësohet se në vend të tij është emëruar Lorenc Meta. Lëvizjet në Policinë e Shkodrës nisen pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin verior fundjavën e kaluar.

Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali u vranë me kallashnikov në një atentat mafioz teksa po ecnin në këmbë në lagjen Kiras të Shkodrës./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme