Google ADS

Shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Vlorës

12:49 | 15 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj ka ngecur në “sitën” e Vettingut. Dy dite pas përballjes ne KPK, sot është deklaruar vendimi, sipas te cilit ajo shkarkohet nga detyra që mbante. Liçaj u akuzua për fshehje dhe mungesë burimesh financiare për pasurinë e saj që përbëhet nga një shtëpi dhe 5 apartamente në Vlorë dhe Tiranë-ndërsa ajo preferoi të shmangte shpjegimet duke i qëndruar argumenteve të dorëzuara me shkrim.

Tre ditë më parë, gjyqtarja shpalli të pafajshëm Shpëtim Gjikën. Vendimi për gjyqtaren Liçaj vjen tre ditë pasi Gjykata e Apelit e Vlorës shpalli të pafajshëm ish kryetarin e bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Ai akuzohej nga prokuroria e Vlorës për katër akuza dhe më konkretisht “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”. Prokuroria kërkoi 9 vjet burg.

Ndërkohë në një raportim për këtë gjyqtare, BIRN shkruante se gjithë pikëpyetjet mbi një listë të gjatë pasurish me origjinë të paqartë mbetën pa përgjigje të martën, në përballjen e kryetares së Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtarja me karrierë 18-vjeçare zgjodhi t’u qëndronte përgjigjeve me shkrim dërguar Komisionit, pa sqaruar në seancën publike akuzat për deklarime të pasakta, mungesë burimesh financiare dhe fshehje të pasurisë, të ngritura si nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ashtu edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Procesi i vetingut për kryetaren e Gjykatës së Apelit të Vlorës përfshiu vetëm kriterin e pasurisë, ndërsa KPK hodhi poshtë një kërkesë të saj për vlerësimin e dy kritereve të tjera. Sipas trupës gjykuese të drejtuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Olsi Komicin, argumentimi për rrëzimin e kërkesës së gjyqtares Liçaj do të gjendej në vendimin e zbardhur.

Sipas relatores Xhensila Pine, gjyqtarja Alma Liçaj dhe bashkëshorti i saj zotërojnë një shtëpi me sipërfaqe 120 m2 të ndërtuar mbi truall 215 m2 në Vlorë, një apartament 71.80 m2 po në qytetin e Vlorës, dy apartamente në Tiranë të blera për 97 664 euro dhe 60 mijë euro si dhe dy njësi banimi me sipërfaqe 43 m2 dhe 95 m2, së bashku me një garazh prej 35 metrash katrorë në qytetin e Vlorës./tpo channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme