Ministrja e Kulturës, Elva Margati ka firmosur shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së Arkivit të filmit, Iris Elezi. Shkarkimi i kësaj të fundit vjen pas një konflikti interesi në ushtrimin e funksionit publik.
Sipas urdhrit për lirimin e menjëhershëm të firmosur nga Margariti, gjatë ushtrimit të detyrës, Elezi ka kryer një sërë shkeljesh duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Shkeljet e drejtoreshës së Arkivit të Filmit, janë zbuluar pas ankesës së disa punonjësve të arkivit, lidhur me praninë fizike në institucion të bashkëshortit dhe të afërmve të tjerë, por edhe punësimit të tij prej 1 viti si supervizor në një projekt të brendshëm.
Tashmë pas këtij vendimi, Elezi do të dorëzojë formularin e deklarimit të pasurisë, si dhe dokumentacionin e pajisjeve në ambientin e punës.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...