Ministria e Drejtësisë shkarkon nga detyra 12 drejtorë të burgjeve në shkallë vendi. Me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismalili këta titullarë janë shkarkuar nga detyra me motivacionin e paaftësisë, të paktën siç thuhet zyrtarisht.
Titullarët e institucioneve të vuajtjes së dënimeve penale janë njohur me shkresat e shkarkimeve dhe pritet që tashmë ata të lënë zyrat dhe në vend të tyre të mbërrijnë emrat e rinj të emëruar.
Burime për Gazetën Shqip bëjnë të ditur se të gjitha shkarkimet janë përpiluar nga Agim Ismaili, ndërsa emërimet kanë dalë nga një proces konkurrimi, që kanë gjetur miratim edhe nga ministrja Etilda Gjonaj që ka në varësi burgjet.
Vetëm pak kohë më parë përmes deklaratave zyrtare Gjonaj tha se reformimi i burgjeve është një prej detyrave në kryesore në agjendën e Ministrisë së Drejtësisë. Madje, për të rritur cilësinë në drejtimin e burgjeve shqiptare ajo paralajmëroi shkarkime masive në nivelet më të larta dhe deklaroi hapjen e garës për aplikime në pozicionet drejtuese.
Të gjithë drejtuesit e burgjeve do të kalojnë në “sitë” kontrolli dhe të gjithë ata që rezultojnë me probleme do të shkarkohen – tha atëherë Gjonaj. Dhe për këto verifikime ngarkoi Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të kryente procedurat kontrolluese.
Në 28 gusht, Ministria e Drejtësisë doli me një tjetër njoftim ku bënte të ditur se brenda tre ditëve do të dilnin emrat e të përzgjedhurve të fazës së parë./shqip
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...