Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Vendimi i parlamentit do të shqyrtohet në seancë plenare publike nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Kuvendi e shkarkoi Presidentin Ilir Meta më datë 9 Qershor. 104 deputetë të legjislaturës së shkuar votuan për ta hequr Metën nga karrigia e kreut të shtetit për shkelje të rënda të Kushtetutës.
Sipas akuzave të socialistëve, Meta ka qenë përgjegjës për nxitjen e konfliktit me deklaratat e tij para dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit.
Në këtë mënyrë, Ilir Meta bëhet presidenti i parë i shkarkuar nga parlamenti në historinë e shtetit shqiptar. Tani, vendimi përfundimtar i mbetet Gjykatës Kushtetuese. Për largimin e Metës nga detyra nevojiten 5 vota të anëtarëve të kësaj gjykate.
Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:
Në Gjykatën Kushtetuese është në shqyrtim vendimi i Kuvendit të Shqipërisë nr.55/2021, datë 09.06.2021 “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.
Ky vendim i është dërguar Gjykatës Kushtetuese me shkresën nr.1368 prot., datë 14.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë dhe është regjistruar në këtë Gjykatë në datën 14.06.2021, me numër të Regjistrit Themeltar 6 (K) 2021.
Gjykata e ka marrë në shqyrtim paraprak këtë çështje në përputhje me afatet procedurale të parashikuara në ligjin e saj organik dhe në Rregulloren e Brendshme, ndërkohë që veprimtaria e saj për shqyrtimin e të gjitha çështjeve ka qenë e pezulluar për periudhën 1 gusht 2021 deri në 10 shtator 2021, e cila përkon me lejen vjetore të gjyqtarëve, në bazë të nenit 18, pika 1, shkronja “b”, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.
Në përfundim të shqyrtimit paraprak të kësaj çështjeje, bazuar në nenin 62 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata vendosi: “Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike”, data e së cilës do të caktohet në përputhje me rregullat procedurale të gjykimit kushtetues.
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...