Komisioni parlamentar i ligjeve nisi shqyrtimin e ligjshmërisë së kërkesës së firmosur nga 50 deputetë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës me argumentin se u përfshi në fushatën zgjedhore.
Kreu i shtetit mori një ftesë për të ngjitur shkallët e kryesisë së kuvendin paraditen e të enjtes e shprehur qëndrimet e tij përballë kësaj tentative të dytë shkarkimi.
Pak përpara se të mblidhej, komisioni ligjeve mori një letër nga presidenti Meta i cili thotë se e gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës. Sipas kreut të shtetit tentativa për ta shkarkuar është përpjekje e radhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor.
Vasilika Hysi anëtare e këtij komisioni parashtroi akuzat për shkelje të kushtetutës nga presidenti Meta.
Nëse presidenti do ti përgjigjet pozitivisht apo jo kësaj ftese, kjo nuk do të ndikojë që komisioni ligjeve të enjten ti dërgoj kuvendit propozimin për ngritjen e komisionit hetimor. Sipas kryeministrit Rama dhe sekretarit të përgjithshëm të PS Taulant Balla, parlamenti aktual do të jetë ai I cili do të votojë për shkarkimin e presidentit.
Operacion i EUROPOL dhe SPAK: Nëntë të arrestuar, konfiskohe...
Nesër prezantohet qasja e Qeverisë për Programin për Paranda...
“Edhe ky shumë dyfytyrësh” – Për cilin banor e ka fjalën Xhe...
Sveçla dhe Krasniqi vlerësuan përkushtimin e policisë në ras...
Mbappe i kthehet Realit kundër Pachuca-s
Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE po i bën padrej...