Google ADS

Shkarkimi i kreut të policisë Tiranë, Lleshaj: Reagimi i duhur

19:19 | 11 Mars 2019
Arbresh.info

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas lirimit nga detyra të drejtorit të policisë së Tiranës Kastriot Skenderaj. Vendimi per lirimin nga detyra u mor nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në mbledhjen e sotme, pas përplasjes që ndodhi mes policisë dhe disa banoreve tek ‘Petro Nini’.

Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj thotë se vendimi për largimin e kreut të policisë së Tiranës është reagimi i duhur dhe se policia nuk mjafton të jetë ligjërisht në rregull.

Reagimi i Sandër Lleshaj në Twitter:

Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur. Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë. Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme