Partia Demokratike ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar pak para se të niste seanca e Kuvendit.
Mësohet se grupi i PD ka vendosur që të mos lejojë vijimin e seancës së sotme, duke e bllokuar atë.
Gjithashtu deputetët e PD do transmetojnë fjalimin e tyre në Facebook nëse u hiqet mikrofoni dhe nuk lejohen të flasin.
Kujtojmë se vendimi i PD për të bllokuar seancën e Kuvendit vjen pas publikimit të dosjes për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj i cili rezulton i dënuar për trafik droge në Itali si dhe pas vendimit të kryeprokurores Arta Marku për të shkarkuar nga detyra kryeprokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, ky i fundit kishte në dorë dosjen ‘Tahiri’.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...