Një nga misionet e kryeministrit Edi Rama që në fillim të mandatit të ri qeverisës është shkarkimi nga institucionet shtetërore i punonjësve të “padëshirueshëm” për Partinë Socialiste.
Duket se paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për largimet nga puna do të bëhet realitet që pa nisur mirë punë qeverisja e re. Shkarkimet e para me shumë gjasa do të jenë në Shkodër me të punësuarit e LSI-së.
Në këtë rreth pritet që në dy muajt e ardhshëm të ketë një sërë ndryshimesh, ku e para sipas burimeve është Posta Shqiptare, dega Shkodër. Burime për mediat lokale bëjnë me dije se në Postën Shqiptare të degës së Shkodrës, janë shpërndarë tashmë një numër i konsiderueshëm zarfesh të mbyllura.
Flitet për të paktën mbi 20 punonjës të postës, të cilët janë pushuar nga puna. Përpara pak javësh është shkarkuar nga detyra drejtoresha e këtij institucioni, Estela Nika, për shkak të përfshirjes së saj në listat e kandidimit në radhët e LSI. Ky është institucioni i parë në Shkodër që bëhen lëvizjet e para pas përfundimit të zgjedhjeve.
Në vazhdim priten furtuna të tjera lëvizjesh, ku sipas kryeministrit Edi Rama do të synojnë forcimin e administratës me persona të kualifikuar. Ndërsa pritet muaji shtator që administrata të njihet zyrtarisht me ndryshimet në radhët e drejtueseve, por edhe të punonjësve.
Urdhri
Urdhri për lëvizjet e punonjësve të administratës shtetërore mësohet se është dhënë dje nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen që zhvilloi me deputetët socialistë të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. Në mbledhje Rama ka njoftuar ngritjen e pesë grupeve të punës të cilët do të përgatisin raporte të hollësishme.
Mësohet se Rama u ka kërkuar deputetëve të rinj, që të mbledhin të dhëna duke formuluar dosje, për çdo shqetësim që ndodh në qarqe sa i takon problemeve brenda administratës.
Bëhet me dije se në këto të dhëna që do të fokusohen kryesisht te emrat që përfaqësojnë LSI-në do të përfshihet çdo gjë; duke filluar nga arsimimi, performanca, shkeljet në punë, abuzimet etj.
Grupi i punës
Një grup punë do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm të partisë dhe nfa Taulant Balla, Saimir Tahiri, Ermonela Felaj, Klodiana Spahiu, Ulsi Manja e çdokush tjetër që Gramozi mund të shohë të arsyeshme të përfshijë. Ndërsa një grup pune, i përbërë nga Milva Ikonomi, Evis Kushi, Almira Xhembulla, Vilma Bello, Ardiana Jaku dhe Laert Duro do të përgatisë një dokument sintezë të 12 raporteve të drejtuesve të qarqeve.
Një grup pune i përbërë nga Niko Peleshi, Damian Gjiknuri, Bledi Çuçi, Lindita Nikolla, Ogerta Manastirliu duhet të analizojë organizimin administrativ në çdo sektor dhe të përgatisë një Dokument Rekomandimesh për reformën e administratës shtetërore. “Ky dokument duhet të përmbajë një analizë të gjendjes ekzistuese.
Për këtë dokument duhet të angazhohet një grup pune i përbërë nga Arben Ahmetaj, Erion Braçe, Ilir Beqja, Ditmir Bushati, Elisa Spiropali, Klotilda Ferhati dhe Milena Harito. Një grup pune i përbërë nga Fatmir Xhafaj, Blerina Gjylameti, Ilir Pendavinji, Alket Hyseni, Ana Dhamo, Flamur Golemi dhe Arben Kamami duhet të analizojë dhe të përmbledhë në një raport sa më të plotë për Asamblenë Kombëtare, gjendjen aktuale politike dhe organizative në çdo qendër votimi nën dritën e rezultatit të 25 qershorit”, njoftohet të ketë thënë Rama.
Rama flet për koalicion
Kryeministri Edi Rama në takimin e parë me deputetët e rinj u ka dhënë mesazhe të qarta atyre për punën që i pret në këtë mandat të ri që u besuan shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se ekipi i ri qeverisës do të jetë gati në muajin shtator, ndërkohë që deri atëherë do të bëhet në punë e madhe në bazë, mes njerëzve për të gjitha shqetësimet dhe ankesat e tyre.
“Dua ta rikonfirmoj publikisht që marrëveshja politike e 18 majit me PD mbetet një busull orientuese në marrëdhëniet qeveri-opozitë”, tha Rama, duke kujtuar se ndërkohë që dy konkurrentët e tyre kanë punë për të zgjidhur me zgjedhjet për drejtimin e partisë ata vijojnë me punën e madhe që i pret. Sipas tij, prioritet i PS-së deri në formimin e qeverisë së re do të jetë nxjerrja e mësimeve të mandatit mes një reflektimi shumë serioz./shekulli
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare