Shkarkime masive në Policinë e Elbasanit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka dhënë detaje rreth zhvillimit me të fundit në këtë drejtori, duke i motivuar shkarkimet me paaftesinë e policisë dhe drjetuesve të saj për përplasjen me tëfundit të shtatorit në Elbasan.
“Ngjarja e Elbasanit ishte cënim i imazhit për punë e Policisë së Shtetit.
Pas hetimit të kryer nga Drejtoria e Standardeve profesionale por edhe duke vlerësuar raportin e detajuar të ankesave strukturat drejtuese dhe operues në drejtorinë vendore Elbasan ishin të paafta për menaxhimin e situatës së datës 12 shtator”- tha ai.
Sipas tij, pamjet filmike ishin tronditëse, pamjet treguan paaftësinë e policisë. Policia e Elbasanit nuk ishte në lartësinë e duhur për një ngjarje të rëndë.
Lirohet nga detyra drejtori i Policisë së Elbasan, Arben Dashi Shkarkimin e zv/drejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi Shkarkimin e Shefit të Komisariatit, Zija Sula.
Gjithashtu janë shkarkuar edhe të gjithë shefat e sektorëve dhe inspektorë në zonat ku kanë ndodhur ngjarjet. Policia e Elbasanit do ti nënshtrohet një strukturimi dhe në këtë detyrë është komanduar, Drejtues Altin Qato, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Rendit në Policinë e Shtetit.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...