Google ADS

Shkaktoi aksident me vdekje, arrestohet shoferi i ambulancës

12:31 | 14 Mars 2025
R J

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga drejtuesin e ambulancës së spitalit të Koplikut, Perlat Semaj, pasi akuzohet si shkaktar i aksidentit të ndodhur paraditen e së enjtes në aksin Shkodër-Koplik.

Në këtë aksident ndërroi jetë që u regjistruar në afërsi të fshatit Çezme mbeti viktimë 55-vjeçari, Abaz Kuka, transmeton Klankosova.tv.

Viktima ishte drejtues i automjetit që u përplas nga autoambulanca e drejtuar prej Semajt gjatë një parakalimi të gabuar.

Autoritetet po ashtu sqarojnë se si pasojë e aksidentit janë lënduar edhe dy pasagjeret, shtetaset S. K.,43 vjeçe, dhe D. K., 18 vjeçe, të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën./A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm