Moti ka ndihmuar këtë herë në shuarjen e vatrave më problematike të zjarrit në veri të vendit.
Reshje breshëri dhe shiu kanë nisur fillimisht në zonën e Kukësit dhe më pas edhe në Thirrë të Mirditës, duke shuar pjesën më të madhe të zjarreve, për të cilat prej ditësh forca nga toka dhe nga ajri u munduan që t’i vënën nën kontroll.
Në zonën e tunelit të Kalimashit breshëri ka zbardhur edhe rrugën, duke krijuar edhe trafik të automjeteve.
Reshjet e shiut kanë nisur edhe në majën e Rrunës. Administratori i njësisë Malzi, Dash Palushi, thotë se zjarret janë shuar edhe në “Lakun e Thive” dhe tashme situata po shkon drejt normalizimit shuarjes së çdo vatre zjarri./TVKLAN/
Spiropali në mbledhjen komemorative për Haxhi Thaçin: Falemi...
Fadil Nura: Baci Haxhi iku nga kjo botë me mallin e djalit t...
Dy të plagosurit në Veternik në gjendje të rëndë, vazhdojnë ...
Krasniqi: Mungesa e Hashim Thaçit e paarsyeshme dhe e papran...
Aksident në Shkodër, humb jetën 25-vjeçari
“Hakmirren” fansat e Gjestit ndaj Eglit pas rikthimit, kjo e...