Këtë të mërkurë Berati është përballur me reshje intensive shiu, të cilat kanë shkaktuar probleme serioze në thuajse të gjitha akset rrugore të qytetit.
Ashtu siç sugjerojnë pamjet e mëposhtme, situata në disa rrugë të qytetit është kthyer në serioze, pasi sasia e ujit në rrugë e ka bërë të vështirë kalimin edhe për makinat.
Reshjet kanë zgjatur për rreth një orë duke shkaktuar përmbytje në akset kryesore të Beratit.
E njëjta situatë e rënduar është paraqitur në disa zona të Librazhdit po ashtu, ku shumë rrugë janë mbuluar plotësisht nga uji, ndërsa në disa të tjera asfalti është kthyer në një shtrat ku kalojnë ‘përrenjtë’ e ujit.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...