Reshjet e shiut që përfshinë verilindjen e vendit pasditen e së mërkurës kanë ndikuar pozitivisht në shuarjen e vatrave të zjarrit kryesisht në majën e Rrunës mbi tunelin e Kalimashit ku prej ditësh situata ka qenë problematike dhe zjarri mori përmasa të mëdha.
Por edhe pas reshjeve në disa zona, specialistë të bashkisë kanë konstatuar ende vende ku nuk janë shuar plotësisht, duke angazhuar sërish efektivë në terren për fikjen e plotë të tyre.
Pavarësisht vatrave të vogla situata e zjarreve mendohet thuajse e tejkaluar tashmë, ndërsa dëmet e zjarrit ende nuk janë përllogaritur, ndonëse mendohet se janë të konsiderueshme
Situata e zjarreve në Kalimash rrezikoi edhe bllokimin e tunelit, por falë ndërhyrjes dhe ndihmës së ardhur edhe nga Kosova, Rruga e Kombit u mbajt e hapur për qarkullimin e mjeteve./ A2 CNN/
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë