Një i ri është arrestuar pasi u kap duke shitur drogë në dyqanin, që po ashtu e kishte të palicensuar.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.D. kishte përshtatur dyqanin si ambient për trafikimin e lëndëve narkotike. Policia ka sekuestruar disa doza, të dyshuara si “Cannabis Sativa” gati për shitje. Po ashtu, i riu nuk paguante taksat dhe nuk deklaronte të ardhurat e biznesit të tij.
Provat i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike i cili përshtaste dyqanin për përdorim droge.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 23 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen “Kryengritja” në dyqanin e marrë me qera nga ana e 23-vjeçarit, ku ushtronte aktivitet tregëtar të pa liçensuar, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Po kështu, ky dyqan ishte përshtatur edhe si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike.
Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i të ardhurave dhe tatimeve”./TCH
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë