Katër persona janë proceduar penalisht nga policia e Tiranës pas reklamonin dhe shisnin online me anë të mashtrimit bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki, me çmime të larta që arrinin deri në 400 euro.
Bëhet fjalë për një 35 vjeçar, një 22 vjeçar, një 31 vjeçar dhe 34 vjeçar. Këta shtetas kishin krijuar një skemë mashtrimi për shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki, me çmime që shkonin deri në 400 euro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...