Shirat shkaktojnë rritjen e nivelit të Fierzës, 4 metra larg kuotës maksimale

16:24 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Shirat e ditëve të fundit, përpos përmbytjeve në jug, kanë shkaktuar edhe rritjen e nivelit të Fierzës.

Lumenjtë dhe përrenjtë dhjetëfishuan prurjet, të cilat ndikuan në rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës.

Aktualisht kuota e liqenit është 291.5 metra. Edhe katër metra i nevojitet të arrijë në kuotën maksimale. Bashkë me prurje të shumta të ujit kanë ardhur edhe të mëdha mbetjesh që kanë mbuluar sipërfaqen e liqenit, një problem që po kthehet në katastrofe ekologjike për zonën dhe liqenin e Fierzës./lapsi.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme