Pjesa më e madhe e Shqipërisë është përfshirë nga një mot i keq dhe me reshje të vazhdueshme shiu.
Në këtë situatë, Bashkia e Vlorës u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet me makina, për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta që priten në vijim.
“Te dashur qytetare! Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta qe priten ne vijim. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, shkruan bashkia.
Sipas sinoptikanëve kjo javë do të karakterizohet me reshje të dendura shiu në të gjithë vendin./TCh/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë