Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar ne Real Story deklaroi se RENEA, 35-vjeçarit Kostandin Kacifa i ka bërë thirrje për dorëzim në të dyja gjuhët në shqip dhe në greqisht, që do të thotë se ai e ka kuptuar shumë mirë, por që në asnjë moment nuk është përgjigjur pozitivisht.
Ai thekson se forcat speciale, që kanë ndërhyrë në Bularat, janë të specializuara në mënyrën më të mirë, të cilët mund dhe të plagosin, por fakt është se ai nga pozicionim që kishte, nuk u ka lënë asnjë hapësirë.
Sipas tij kjo është një ngjarje me disa element ku rendit si më të rëndësishmit:
“Flamuri grek nuk është i hequr. Personi nuk gjuan në ajër por drejt në shenjestër, këtë e tregojnë qartë dhe plumbat në makinën e policisë Policia shqiptare në këtë rast nuk ka sulmuar por është sulmuar nga viktima.”
Gjithashtu gazetari Hoxha e lidh ngjarjen dhe më atë të prillit të vitit 1994 ku u shënuan dhe dy dëshmorë të atdheut. Ai ndër të tjera thekson faktin se në këtë aksion ai nuk ka qenë i vetëm, përkundrazi, por që plani i tij është prishur nga ndërhyrja e shpejtë e forcave RENEA.
“Personi ka hyrë në territorin shqiptar me 2 tetor, i shoqëruar nga pesë persona të tjerë homogjen, pra të forcave ekstremiste greke të Agimit, por më shumë të organizatës Mavi. Personat duket se kanë pasur një plan të hartuar, por që ndërhyrja e RENEA-s, e cila zgjati vetëm një orë, solli dhe dështimin e planit të tyre. Kjo ngjarje më ngjan me atë të 10 prillit në vitin 94’-95’”.
Gjithashtu Hoxha thekson dhe faktin se tashmë në ndryshim nga ngjarja e vitit 94’ kemi mundësi të kryejmë një hetim të detajuar dhe të zbulojmë fajtorin, ndërsa për ngjarjen e kaluar ne kishim dy dëshmorë dhe asnjë të dënuar.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...