Shifrat e publikuara nga instituti shqiptar i statistikave (INSTAT) tregojnë se papunësia te të rinjtë në vitin 2021 u rrit me 0.6%, krahasuar me vitin 2020.
Në vitin 2020, për grupmoshën 15-24 vjeç, papunësia ishte 26.5 për qind, shifër që u rrit në 27.1 për qind në vitin 2021.
Por, për ish-drejtoreshën e INSTAT, Ines Nurja kjo shifër është edhe më e lartë nga sa është raportuar.
Ajo tha për Euronews Albania se në këto shifra nuk është publikuar edhe ajo pjesë e të rinjve (15.4 për qind), të cilët sipas saj janë të dekurajuar dhe nuk kërkojnë punë.
“Faktikisht, nuk është 27.1 për qind, kjo është e pasqyruar. Janë edhe një pjesë që janë të dekurajuar të kësaj moshe, rreth 15.4 për qind që janë jashtë tregut dhe mendojnë që nuk ka punë”, tha ajo.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?