Kur mendohej se Aldo Bare e kishte mbyllur hesapin me drejtësinë shqiptare, Gjykata Kushtetuese i ndez dritën jeshile, duke i dhënë mundësinë të shpresojë sërish.
Kushtetuesja me një vendim unanim 7:0, ka vendosur të shfuqizojë vendimin me burgim të përjetshëm ndaj njeriut që drejtoi për vite me radhë një prej bandave më famëkeqe në vend.
Një burim pranë Gjykatës Kushtetuese tha për “News 24” se dosja penale ndaj Bares u gjet me shkelje të rënda procedurale e për këtë arsye, u vendos të kthehej për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
Vendimi i arsyetuar i Gjykatës ende nuk është publikuar në faqen zyrtare, ndaj nuk janë të qarta argumentet ku janë bazuar anëtarët e saj për t’i dhënë një tjetër shans kapobandës së Lushnjës.
Aldo Bare, është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje të kryera në Lushnje nga viti 1997 e në vazhdim.
Sipas Prokurorisë, pas vrasjes së vëllait të tij Ramadan Shkurti, Aldo Bare, ish-oficer i forcave speciale, vendosi të hakmerrej dhe krijoi një bandë kriminale, që kreu krime nga më makabret.
Për disa vite me radhë, ai qëndroi në arrati, dhe emri Aldo Bares renditej në listën e të shumëkërkuarve.
Në 2006, ai u arrestua në Turqi për t’u ekstraduar më pas drejt Shqipërisë tri vite me vonë. Pas një beteje të gjatë gjyqësore, Aldo Bare, që më herët quhej Alfred Shkurti, u dënua përjetësisht.
Së fundmi ai i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve të dhëna ndaj tij, e cila urdhëron tashmë Gjykatën e Lartë ta shqyrtojë këtë çështje.
Aktualisht Bare vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
AKUZAT:
Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” në bashkëpunim, kundër shtetasit Genci Kashari e Artur Daja.
“Vrasje me paramendim” në dëm të shtetasit Xhevat Demiri.
“vrasje me paramendim” në dem të shtetasit Nimet Zeneli.
“Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Gramoz Selmani.
“Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Masar Aliu.
“Vrasje me paramendim” në dëm të shtetasit Masar Aliu.
“Prodhim dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit”.
“Shkatërrim i pronës me zjarr”.
“Krijim të organizatës kriminale”.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...